Pritje deri në 3 orë për të hyrë në Shqipëri

Aktuale

Pritje deri në 3 orë për të hyrë në Shqipëri

Më: 13 maj 2021 Në ora: 16:08
Kolonat

Qytetarë të shumtë të Republikës së Kosovës kanë zgjedhur që në ditën e festës së Fitër Bajramit të marrin rrugën për në bregdetin shqiptar.

Një lexues ka pohuar  se pritja për të hyrë në Shqipëri nga Dheu i Bardhë është deri në tri orë.

Në një video që ka dërguar shihet një numër i madh i veturave në radhë duke pritur për të kaluar kufirin.

Ndërkohë kujtojmë se një numër i madh i kosovarëve vikendet e fundit i kanë kaluar në Shqipëri dhe Mal të Zi, për shkak të shtrëngimit të masave në Kosovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat