Presidentja Osmani uron ardhjen e Presidentit të Sllovenisë Pohar

Aktuale

Presidentja Osmani uron ardhjen e Presidentit të Sllovenisë Pohar

Më: 13 maj 2021 Në ora: 16:39
Borut Pahor

Presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor, ka arritur në Kosovë. Ai pritet të takohet me Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.

Madje, ardhjen e tij në Kosovë e ka pritur edhe Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

Ajo nëpërmjet një postimi në rrjetin social” Instagram”, ka uruar ardhjen e tij.

“Mirë se vjen President Pahor”- ka shkruar ajo.

Kujtojmë se vizita e tij në Kosovë, është paralajmëruar të bëhet me qëllim, për përgatitjen e samitit të Brdo-Brijunit.

“Presidenti Pahor do të takohet me homologen e tij Osmani në përgatitje për Samitin e 17 majit të Procesit të Brdo-Brijuni”, thuhet në përgjigjen e Ambasadës Sllovene në Prishtinë.

Image
Instagram
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat