E veçanta e Fitër Bajramit, dhënia e Vitrave

Aktuale

E veçanta e Fitër Bajramit, dhënia e Vitrave

Më: 13 maj 2021 Në ora: 16:51
Ilustrim

Ka disa gjëra të Fitër Bajramit që njihen në të gjithë botën. Njëra nga këto është edhe bamirësia apo dhënia e Zekatit, e cila është edhe njëra nga pesë shtyllat e fesë Islame. Një lloj i veçantë i bamirësisë i quajtur Sadakatu’l-Fitri apo Vitrat, mund të jepet deri në përfundim të muajit të Ramazanit.

Drejtori i Diasporës në Bashkësisë Islame të Kosovës, Ekrem Simnica, tregoi se vetë festa e Fitër Bajramit lidhet me dhënien e Zekatit.

“Ajo që lidhet edhe me tepër me këtë festë është edhe dhënia e Sadakatu’l-Fitrit, është porosi që besimtarët të kenë kujdes në dhënien e Sadakatu’l-Fitrit, sepse është pjesë e agjërimit të Ramazanit. Pra ajo është një ndihme për të varfëritë, që të mos mbetet tryeza e tyre e zbrazët, por edhe që të varfëritë mos të shtrijnë dorën së paku ditën e Bajramit. Nxjerrja e Vitrës, pra ushqimit ditor për secilin prej anëtarëve të familjes, ju jepet të varfërve, kjo është edhe një mirësi e madhe. Vitra është po ashtu edhe për pastrimin e ndonjë lëshimi gjatë Ramazanit, por edhe ndihmës për të varfëritë”, tha Simnica.

Ai më tej tregoi se dhënia e vitrave mund të jetë në të ardhura apo në ushqime. Simnica shton se aq sa ka mundësi, të dhurohet për familjet në nevojë në mënyrë që edhe ata të kenë mundësi të ulen në një tryezë për të festuar.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat