Kjo është shtëpia ku u strehua Gjergj Dedaj gjatë luftës

Aktuale

Kjo është shtëpia ku u strehua Gjergj Dedaj gjatë luftës

Më: 13 maj 2021 Në ora: 17:23
Shtëpia ku u strehua Gjergj Dedaj gjatë luftës

Ambasadori në Maqedoni të Veriut, Gjergj Dedaj ka publikuar një fotografi të shtëpisë në Prishtinë ku ishte strehuar gjatë luftës së fudit në Kosovë.

Dedaj përmes llogarisë së tij në Facebook krahas fotografisë ka treguar se pas nënshkrimit të marrëveshjes së Rambujesë, dhe pas kthimit nga Parisi, shtëpia e tij dhe familjës ishin nën vëzhgim të forcave serbe, gjë që ka bërë që Dedaj të arratiset në shtëpinë e një familjeje në Prishtinë.

Postimi i plotë i  Dedajt:

Solidariteti i rrezikshem per jete a vdekje!

Falenderim per familjet Behrami dhe Gashi!

Shtepia e familjes Sahit Behrami, ne Prishtine, ne te cilen u strehova gjate luftes, me familjen time, nga se shtepia ime ishte e vezhguar nga policia serbe, per arsye te angazhimit tim politik dhe pas kthimit nga Parisi, ku delegacioni i Kosoves, nenshkroj Marreveshjen e Rambujese, e cila i parapriu nderhyrjes se NATO-s, kunder forcave serbe te cilat benin terror e masakra ne Kosove!

Antaret e delegacionit te Rambujese, do te mund te ishim cak i forcave serbe, siq ndodhi me Akademik Fehmi Aganin i cili u vra mizorisht!

Axha Sahit, me vendosi ne katin e trete te shtepise, vete ishte ne katin e pare, tre djemte e tij ne katin e dyte, dhe mu drejtu; "Nese rastesisht vijne forcat serbe, nuk do te arrinje ty, pa me vra mua se pari dhe djemte e mije"!

Ky solidaritet ishte i veqant dhe me pasoja per familjen Behrami, me pastaj per te evituar tragjedine e mundeshme, nderruam perkohesisht strehimin te familjet e Hysri dhe Fadil Gashi, me origjine nga Mramori i Prishtines!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat