A iu kërkua garancë për të akuzuarit nga Specialja, përgjigjet presidenti slloven

Aktuale

A iu kërkua garancë për të akuzuarit nga Specialja, përgjigjet presidenti slloven

Më: 13 maj 2021 Në ora: 18:25
Borut Pahor dhe Vjosa Osmani

Presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor, pas takimit me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, ka mbajtur konferencë për media.

Gjatë kësaj konference, Pahor nuk tregoi nëse kanë pranuar ndonjë kërkesë për të ofruar garancë për mbrojtjen në liri të ish-presidentit, Hashim Thaçi dhe të akuzuarve të tjerë nga Zyra e Prokurorit të Specializuar, që ndodhen në paraburgim në Hagë.

“Nuk mund të them asgjë për këtë çështje”, tha shkurt Pahor.

Presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor ka thënë se është plotësisht kundër "non paper" të publikuar nga mediat sllovene.

"Me porositë e non paper për ndryshimin e kufijve nuk pajtohem. Qëndrimi im lidhur me këtë është plotësisht i kundërt që të mos bisedohet për alternativa të tilla. Unë dëshiroj të bind bashkëbiseduesit në BE dhe Ballkanin që të vazhdohet me procesin e zgjerimit", ka thënë Pahor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat