“Model pozitiv e referues”: Flet gruaja e parë që udhëheq Preshevën, Ardita Sinani

Aktuale

“Model pozitiv e referues”: Flet gruaja e parë që udhëheq Preshevën, Ardita Sinani

Më: 13 maj 2021 Në ora: 18:45
Ardita Sinani

Ardita Sinani është zgjedhur kryetare e komunës së Preshevës. Anëtarja e Partisë për Veprim Demokratike ëshë gruaja e parë që udhëheq këtë komunë. 

Sinani ka thënë se Presheva tashmë është një ndër komunat e pakta në Ballkanin Perëndimor që ka një grua për kryetare.

Ajo ka vlerësuar se me këtë rast, Presheva është një model pozitiv e referues edhe për komunat e tjera në Kosovë e Serbi.

“Më bën të ndjehem krenare qeverisja me Preshevën. Sot jemi një nga komunat e pakta në tërë rajonin e Ballkanit Perëndimor që ka një grua për kryetare. Kjo nuk është e një rëndësie të vogël, meqë nga një komunë me një ambient të kontaminuar lokal politik, të dominuar nga një pushtet lokal arrogant, me gjuhë urrejtjeje, gjuhë seksiste, shpifje, fyerje e lajme të rreme; tanimë jemi në listën e komunave më të emancipuara politikisht. Ky është ndryshim i madh progresiv. Në këtë aspekt tashmë jemi model pozitiv referues edhe për komunat e tjera në Serbi dhe në Kosovë”, ka thënë ajo.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat