Osmani ia bën të qartë presidentit slloven: Kosova ka plotësuar dyfishin e kritereve për liberalizimin e vizave

Aktuale

Osmani ia bën të qartë presidentit slloven: Kosova ka plotësuar dyfishin e kritereve për liberalizimin e vizave

Më: 13 maj 2021 Në ora: 19:13
Vjosa Osmani dhe Borut Pahor

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në një takim homologun e saj slloven Borut Pahor, ku pas takimit ajo tha se kanë diskutuar për temat që do të diskutohen në Samitin e udhëheqësve në Brdo – Brijuni, në Brdo, që do të mbahet pas disa ditëve.

Në konferencën për medie të mbajtur pas takimit, Osmani tha se gjatë këtij takimi me Pahor ka theksuar se Kosova ende ka nevojë për ndihmë në sigurim të vaksinave antiCOVID e po ashtu edhe për nevojën për liberalizim të vizave.

“E sigurova presidentin që Kosova e ka prioritet integrimin evropian. Reformat që duhet të ndërmerren nuk i shohim si të imponuara por për nevojën e qytetarëve tanë. E potencuam qartë që Kosova i ka plotësuar kriteret për liberalizim të vizave, tani i takon Bashkimit Evropian që ta mbajë premtimin. Jo që ka plotësuar kriteret, por dyfishin e tyre. Është një pritje e gjatë dhe i mbetet BE-së të mbajë premtimin. E njoftova presidentin për faktin që akoma kemi nevojë për mbështetje sa i përket vaksinave. Shpresoj që Sllovenia të ndihmojë Kosovën, sepse siç thotë edhe populli ynë ‘miku i mirë gjendet në ditë të vështira'”, tha ajo.

Pas më shumë se një orë takim me homologun slloven, Borut Pahor, presidentja Osmani ka thënë se pret nga Sllovenia që të vazhdojë bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes dhe arsimit.

“Kufijtë tonë janë përcaktuar në vitin 2008. Kosova do të ulet në tavolinë për të trajtuar tema që janë të rëndësishme për vendin tonë”, tha ajo.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat