Skënder Hysenit i vjen ‘goditja’ e fortë: O i mjerë, trego se ku ishit...

Aktuale

Skënder Hysenit i vjen ‘goditja’ e fortë: O i mjerë, trego se ku ishit...

Nga: P.R Më: 13 maj 2021 Në ora: 21:58
Vjosa Osmani dhe Skënder Hyseni

Ish-koordinatori nacional për dialogun Kosovë-Serbi, Skënder Hyseni, përmes një postimi në facebook, ka sulmuar ashpër Presidenten e Kosovës Vjosa Osmani për deklaratën e saj, se është koordinuar me kryeministrin Albin Kurti për të proceduar padinë për gjenocid kundër Serbisë.

“Për ty Zonjë kam disa pyetje: A mjafton koordinimi midis jush?!!! A jeni dakorduar që të përgatisni padinë apo ta depononi ate?!!!Nese jeni dakorduar ta depononi…?! Ku do ta depononi ate dhe si?!!!I keni përllogaritur rrjedhimet e mundëshme? A duhej të bashkëpunonit me secilin shtet para se të krekoseshit?!!! Nese nuk jeni dakorduar që ta depononi ate, pse po e gënjeni popullin e shkretë? A e kupton ti dhe ata me të cilet koordinohesh ti se cka është “politikë e ambiguitetit të qëllimshëm”.??? Ti e paske huqur fare….. Mozomakeq! Zot na ruaj nga injoranca!’’, ka shkruar Hyseni.

E ndaj tij ka reaguar ashpër veprimtari i çështjes kombëtare dhe i LDK-së, Shyqeri Azemi.

“Skënder Hyseni sot paska kritikue, injorue Presidenten, Zonjën Vjosa Osmani-Sadriu , e cila po kërkon Padi për Serbinë, për gjenocidin e bërë ndaj Popullit të pafajshëm të Kosovës! - Vërtetë injoranca e Skënder Hysenit ndaj Presidentes, Kryeministrit dhe Kryetarit të Parlamentit, të cilët po kërkojnë Padi për gjenocidin e Serbisë fashiste ndaj Popullit të pafajshëm të Kosovës, nuk paska kufi!!! - O i mjerë Skënder Hyseni, po ku ishit ju dhe klanet e juaja që nuk bëtë Padinë ndaj Serbisë gjenocidale që nga 2008-ta e gjerë më tani???”, ka shkruar Azemi, përcjellë “Bota sot”.

“- Ju Skënder Hyseni, bashkë me klanet e juaja, ishit koordinator i negociatave me Serbinë dhe asnjëherë nuk e akuzuat Serbinë për gjenocid, ndaj Popullit të pafajshëm të Kosovës!!! - Dhe tani, po injoroni, kritikoni Presidenten, Kryeministrin dhe Kryeparlamentarin, pse po kërkojnë padi ndaj Serbisë!!! - O Skënder Hyseni, trego pse po ju pengon juve dhe klanit tuaj, kjo padi ndaj Serbisë???? - A mos vallë po ju dhimbet Serbia apo ku e ke hallin???!!!”, përfundon reagimin e tij veprimtari i çështjes kombëtare dhe i LDK-së, Shyqeri Azemi.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat