“Kjo është krim”, nga LDK-ja kërkojnë dorëheqjen e Albin Kurtit dhe të këtij ministri

Aktuale

“Kjo është krim”, nga LDK-ja kërkojnë dorëheqjen e Albin Kurtit dhe të këtij ministri

Nga: N.Sh Më: 14 maj 2021 Në ora: 15:29
Albin Kurti

Pas tollovisë të krijuar sot, ku qindra qytetarë shkuan për tu vaksinuar kanë vërshuar reagimet kundër Qeverisë Kurti dhe ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitisë.

Është anëtarja e LDK-së, Besa Gaxherri e cila ka kërkuar një gjë të tillë.

Ajo përmes një postimi në Facebook, ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti dhe ministrin e Arben Vitinë për procesin e vaksinave.

Sipas saj, kjo që po ndodh është krim.

Ky është postimi i plotë:

Tani kanë pushuar fjalët populiste e propaganda, duhet pune zt Kurti e zt Vitia! Kjo çka po ndodh me prindërit tonë është krim. Ju përveç se nuk keni siguruar ende kontratë për vaksina, ju vetëm me 30.000 vaksina donacion, nuk jeni në gjendje ta menaxhoni procesin.

Shikoni në cfarë gjendje menaxhohet vaksinimi në Kosove, e shikojeni krahasimin në Tiranë, ku janë vaksinuar mbi 700.000 qytetarë. Turp, duhet të jepni dorëheqje!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat