Të hënën mblidhet Kryesia e Kuvendit, vendoset për interpelancën ndaj këtij ministri

Aktuale

Të hënën mblidhet Kryesia e Kuvendit, vendoset për interpelancën ndaj këtij ministri

Më: 14 maj 2021 Në ora: 15:41
Kryesia e Kuvendit

Kryesia e Kuvendit do të mblidhet të hënën për të vendosur në lidhje me mbajtjen e interpelancës me ministrin e Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve,  Hekuran Murati në lidhje me “Uljen e shtesave të pensionistëve, stafit shëndetësor dhe institucioneve të sigurisë”.

Mbledhja bëhet e ditur se do të fillojë në ora 13:00.

Rendi i ditës:

I. Përgatitjet për Seancë plenare:1. Deklarimet jashtë rendit të ditës,2. Pyetjet parlamentare,3. Interpelancë me ministrin e Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve, z. Hekuran Murati në lidhje me “Uljen e shtesave të pensionistëve, stafit shëndetësor dhe institucioneve të sigurisë”,

4. Debat parlamentar në lidhje me organizimin e arsimit në të gjitha nivelet në situatën e pandemisë COVID-19.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat