McAllister: Llojllojshmëria kulturore dhe etnike është forca e Evropës

Aktuale

McAllister: Llojllojshmëria kulturore dhe etnike është forca e Evropës

Më: 14 maj 2021 Në ora: 16:38
David McAllister

Nuk mund të jetë synim krijimi i shteteve një-etnike në Ballkan, është shprehur euro-deputeti David McAllister duke folur për idetë për ndryshim të kufijve në Ballkanin Perëndimor.

“Bashkimi Evropian ka qenë i qartë në mbështetjen e tij të pa mëdyshje për integritetin territorial dhe sovranitetin e të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor. Çështja e ndryshimit të kufijve nuk është opsion”, ka thënë kryetari i Komitetit për Punë të Jashtme të Parlamentit Evropian.

“Më 25 mars 2021, Parlamenti Evropian miratoi rezolutat e tij 2019-2020 mbi Serbinë dhe Kosovën, të dyja të përgatitura nga Komiteti i Punëve të Jashtme. Plenarja ripërsëriti se shtetet etnike homogjene nuk duhet të jenë objektiv në rajon. Llojllojshmëria kulturore dhe etnike është forca e Evropës.

Bashkimi Evropian mbështet Ballkanin Perëndimor në punën drejt bashkëpunimit rajonal, pajtimit e në sjelljen e rajonit në Bashkimin Evropian dhe jo duke i ri-vizatuar kufijtë”, ka thënë McAllister.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat