3100 qytetarë u vaksinuan sot, MSh-ja tregon kush mund të imunizohet gjatë vikendit

Aktuale

3100 qytetarë u vaksinuan sot, MSh-ja tregon kush mund të imunizohet gjatë vikendit

Më: 14 maj 2021 Në ora: 19:14
Pamje nga vaksinimi

Ministria e Shëndetësisë njofton qytetarët e Republikës së Kosovës se procesi i vaksinimit kundër COVID-19 vazhdon edhe gjatë ditëve të uikendit si në sallën “1 Tetori” në Prishtinë, ashtu edhe në komunat e tjera të vendit, në lokacionet e caktuara nga Drejtoritë Komunale për Shëndetësi sipas tabelës së bashkëngjitur.

Në njoftimin për media thuhet se në qendrën e vaksinimit në Prishtinë – salla “1 Tetori” do të vaksinohen qytetarët të cilët sot gjatë ditës janë kontaktuar nga Ministria e Shëndetësisë, sipas aplikimit të tyre në platformën e vaksinimit kundër COVID-19, e-Kosova dhe sipas terminit të caktuar.

Po ashtu, vaksinimi në komuna gjatë dy ditëve të ardhshme bëhet sipas ftesave të marra dhe termineve të caktuara për qytetarët nga njësitë e vaksinimit sipas listave në dispozicion të krijuara nga ana e tyre dhe përmes platformës e-kosova.

Me qëllim të mbarëvajtjes së procesit, vaksinimi do të bëhet vetëm për qytetarët që pranojnë thirrjen dhe japin konfirmimin për marrjen e vaksinës në qendrën e vaksinimit në komunat e tyre.

Ministria e Shëndetësisë bën të ditur gjithashtu se gjatë ditës së sotme, deri në ora 17:00 me vaksinën kundër COVID-19 janë vaksinuar rreth 3100 qytetarë të Kosovës.

MSh është e angazhuar që të siguroj numër sa më të madh të vaksinave kundër COVID-19, ndërsa gjatë këtij muaji dhe në fillim të muajit që vjen, pritet ardhja edhe e kontigjenteve tjera të vaksinave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat