Kthimi i mërgimtarëve pas festës së Bajramit/ Dyndje në kufirin me Serbinë

Aktuale

Kthimi i mërgimtarëve pas festës së Bajramit/ Dyndje në kufirin me Serbinë

Më: 15 maj 2021 Në ora: 17:25
Foto ilustrim

Shumë mërgimtarë erdhën në Kosovë për festën e Fitër Bajramit, nderkohë e shtuna i bashkoi në pikën kufitare të Merdarës.

Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhimin Kufitar kjo pikë kufitare që ndanë Kosovën me Serbinë ishte më e frekuentuara.

Kolona ishte e gjatë deri në mbi një kilometër, ndërsa pritjet ishin deri në një orë e dyzet minuta.

Përveç me vetura, mbi 22 mijë bashkatdhetar kanë ardhur gjatë këtyre ditëve të muajit maj përmes linjave ajrore.

Vetëm gjatë së mërkurës ishin realizuar 50 fluturime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat