Behgjet Pacolli e lë prapa Albin Kurtin

Aktuale

Behgjet Pacolli e lë prapa Albin Kurtin

Nga: A.Zh Më: 15 maj 2021 Në ora: 18:08
Behgjet Pacolli, Albin Kurti

Kryetari i Aleancës Kosova e Re Behgjet Pacolli, ka lënë prapa kryeministrin Albin Kurti. Pacolli ka marrë më shumë pëlqime nga qytetarët në urimin e tij për festën e Fitër Bajramit, të publikuar në Facebook.

Kreu i AKR-së ka marrë gjithsej 42 mijë pëlqime në urimin e tij, teksa kryeministri Kurti mori mbi 38 mijë “Like”, përcjell Bota sot.

Presidentja e vendit Vjosa Osmani, renditet e treta me mbi 17 mijë pëlqime nga qytetarët.

Ndërsa, statusi i liderit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj, është pëlqyer më shumë se 8 mijë e 400 herë.

Krerët, në mesazhet e tyre ndër tjerash, kanë uruar që festën tjetër, qytetarët ta presin me prezencë fizike te të afërmit e miqtë e tyre.

Postimet e tyre të renditura nga më i pëlqyeri:

Image
Postimi i Pacollit

 

Image
Postimi i Kurtit
Image
Postimi i Osmanit
Image
Postimi i Haradinajt
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat