Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti, janë kritikuar nga opozita dhe shoqëria civile, që nuk po deklarohen për konfliktin në Gaza ndërmjet Izraelit dhe Palestinës.
Por, drejtori i Institutit EPIK Demush Shasha, ka thënë se Kosova nuk duhet të marrë anë ekstreme në konfliktin në Lindjen e Mesme.
Ai ka thënë se Kosova ka nevojë për miqtë, me të cilët krijon aleanca me qëllim të konsolidimit të pozitës së saj në skenën ndërkombëtare.
Sipas tij, vendosja e ambasadës në qytetin më të shenjtë të njerëzimit (në Jerusalem) është çështje kontroverse.
Reagimi i Shashës në Facebook:
E shihni pse vendosja e ambasadës në qytetin më të shenjtë të njerëzimit – duke shkelur çdo normë ndërkombëtare - është çështje kontroverse?
Republika e Kosovës ka nevojë për miqtë dhe partnerë anë e mbanë bote. Ka nevojë për diplomaci që krijon aleanca dhe ngrit partneritete me qëllim të konsolidimit të pozitës së saj në skenën ndërkombëtare. Ajo nuk ka nevojë të merr pozicione kontroverse duke katapultuar vetën në Lindjen e Mesme dhe duke marr anë ekstreme në konfliktin më të gjatë në historinë moderne.