Ngjarja e tmerrshme në shkollë, reagon Çitaku: Shpresoj që ky rast i tmerrshëm të jetë këmbana e fundit për ne

Aktuale

Ngjarja e tmerrshme në shkollë, reagon Çitaku: Shpresoj që ky rast i tmerrshëm të jetë këmbana e fundit për ne

Nga: A.SH Më: 15 maj 2021 Në ora: 22:08
Vlora Çitaku

Sot në media është raportuar për dhunimin e një nxënëse në një shkollë të kryeqytetit.

Për këtë ka reaguar ish-ambasadroja amerikane Vlora Çitaku, duke thënë se, fëmijët përsërisin ato që shohin dhe dëgjojnë përreth.

Ajo shpreson që ky rast të jetë këmbana e fundit për ne.

Postimi në Facebook:

E tronditur, por fatkeqësisht jo e befasuar me ngjarjen e tmerrshme në shkollën Faik Konica.

Jo e befasuar, sepse ushqejmë pabarazi e misogjeni tërë kohën.

Fëmijët përsërisin ato që shohin dhe dëgjojnë përreth.

Për më tepër, bullizmi nuk ka si të mos jetë i pranishëm në shkolla, kur është dominant kudo në shoqëri.

Shpresoj që së paku ky rast i tmerrshëm të jetë këmbana e fundit për ne.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat