“Edukata fetare të futet urgjentisht në planprogram mësimor, nxënësit të ndahen në bazë të gjinisë”

Aktuale

“Edukata fetare të futet urgjentisht në planprogram mësimor, nxënësit të ndahen në bazë të gjinisë”

Më: 15 maj 2021 Në ora: 23:43
Gëzim Kelmendi

Kryetari i partisë Fjala, Gëzim Kelmendi, ka reaguar pas raportimeve se një nxënëse e klasës së parë në shkollën ‘Faik Konica’ në Prishtinë, është sulmuar seksualisht.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Kelmendi ka thënë se ky rast është dëshmi dhe argument se në shkollat fillore dhe të mesme të Kosovës duhet që edukata fetare të bëhet urgjentisht pjesë e planprogramit mësimor dhe sipas tij, ndarja e nxënësve duhet të bëhet në bazë të gjinisë.

“Përveç kësaj ndarja në baza gjinore, konkretisht klasat vetëm me djem dhe klasat vetëm me vajza përveç dobive të shumta, do të ndikon që të ruhet morali brenda nxënësve, por edhe mësimi do të jet më efektiv.”, shkruan tutje ai.

Postimi i tij i plotë:

Rasti i dhunës seksuale ndaj një vajze në shkollën fillore “Faik Konica” në Prishtinë është dëshmi dhe argument se në shkollat fillore dhe të mesme të Kosovës duhet që edukata fetare të bëhet urgjentisht pjesë e planprogramit mësimor dhe duhet të bëhet ndarja e nxënësve në bazë të gjinisë.

Edukata fetare ndërton themelet e shëndosha dhe të forta në edukimin e nxënësve dhe ruajtjen e moralit.

Përveç kësaj ndarja në baza gjinore, konkretisht klasat vetëm me djem dhe klasat vetëm me vajza përveç dobive të shumta, do të ndikon që të ruhet morali brenda nxënësve, por edhe mësimi do të jet më efektiv.

Ky rast në “Faik Konica” nuk është rasti i parë që vajzat e mitura janë viktima të dhunës dhe ngacmimeve seksuale.

Qeveria duhet të vepron, duhet t’i ruaj nxënësit në përgjithësi dhe vajzat në veçanti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat