Mbi 5 mijë raste aktive me COVID-19 në Kosovë e mbi 39 mijë të vaksinuar

Aktuale

Mbi 5 mijë raste aktive me COVID-19 në Kosovë e mbi 39 mijë të vaksinuar

Më: 16 maj 2021 Në ora: 07:01
Ilustrim

Në Kosovë po vazhdon vaksinimi antiCOVID ndërsa numri i rasteve të reja me koronavirus, ka filluar të bie.

Të shtunën u regjistruan vetëm 40 raste të reja me koronavirus pas testimit të 2.135 mostrave. Shifra prej 40 i bie që 1.8 për qind e të testuarve kanë dalë pozitivë.

Nga sëmundja COVID-19 janë shëruar edhe 358 pacientë ndërsa raste aktive janë 5.165.

Me shifrat e së shtunës, numri i përgjithshëm i të infektuarve në Kosovë arrin në 106.843, i viktimave në 2.223 dhe i të shëruarve në 99.455.

Ministria e Shëndetësisë, ka njoftuar të shtunën mbrëma se vaksinimi kundër COVID-19 ka vazhduar për qytetarët e moshës mbi 65 vjeçare të regjistruar në e-kosova dhe sipas termineve të caktuara nga Ministria e Shëndetësisë. Gjatë dy ditëve të fundit janë vaksinuar 7.742 qytetarë me vaksinën kundër COVID-19, derisa numri i përgjithshëm i qytetarëve të vaksinuar deri më tani është 39.321.

“Vaksinimi po vazhdon përmes përcaktimit paraprak të termineve për qytetarët, të cilët janë regjistruar dhe kanë aplikuar përmes platformës e-kosova, të cilët kontaktohen dhe ftohen nga Ministria e Shëndetësisë dhe nga QKMF-të në komuna, sipas listave të tyre në dispozicion. Ditëve në vijim, MSh do të krijojë mundësi të tjera shtesë për regjistrim e të gjithë qytetarëve që duhet të vaksinohen deri në arritjen e objektivit të vaksinimit të rreth 60% të popullatës së Kosovës”, njofton MSH-ja.

Vetëm gjatë së shtunës, në sallën “1 Tetori” janë vaksinuar 165 persona, ndërsa në nivel vendi sot janë vaksinuar 2.103 qytetarë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat