“Rrini anash edhe nga ata që gjuajnë ...”, vjen thirrja për presidenten dhe kryeministrin e Kosovës

Aktuale

“Rrini anash edhe nga ata që gjuajnë ...”, vjen thirrja për presidenten dhe kryeministrin e Kosovës

Nga: A.Zh Më: 16 maj 2021 Në ora: 08:16
Albin Kurti dhe Vjosa Osmani; foto ilustrim nga "Bota sot"

Njohësi i çështjeve politike Binak Maxharraj, ka kërkuar nga presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti, që të mos deklarohen për konfliktin në Gaza ndërmjet Izraelit dhe Palestinës.

Profesori ka thënë se ata duhet të “qëndrojnë anash” sikur liderët e shumicës së shteteve të botës, përcjell Bota sot.

Sipas tij, për Osmanin dhe Kurti duhet të jenë më të rëndësishme punët e brendshme të shtetit.

Reagimi i Maxharrajt në Facebook:

Presidente e kryeministër, rrini anash.

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti, janë kritikuar nga opozita dhe shoqëria civile, që nuk po deklarohen për konfliktin në Gaza ndërmjet Izraelit dhe Palestinës.

Rrini anash ashtu siç po rrijë shumica e shteteve të botës. Këta janë në luftë që nga viti 1948 dhe ky konflikt s'ka të sosur.

Punët e shtetit janë më të rëndësishme për ju se sa deklarimet për konfliktet midis shteteve. Por, rrini anash edhe nga ata që gjuajnë shkelma, duke anuar në njërën apo në tjetrën anë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat