Deklarata e psikologes: Dhuna seksuale ndaj vajzës së mitur pasqyron një realitet të tmerrshëm

Aktuale

Deklarata e psikologes: Dhuna seksuale ndaj vajzës së mitur pasqyron një realitet të tmerrshëm

Më: 16 maj 2021 Në ora: 11:05
Foto ilustrim

Profesoresha universitare e psikologjisë, Donika Shahini-Lami ka reaguar ndaj sulmit seksual të shtatë vjeçares në oborrin e shkollës “Faik Konica” në Prishtinë nga të mitur të tjerë duke kërkuar që urgjentisht në shkolla të punësohen psikolog.

Ajo thotë se dhuna që djemtë ushtruan ndaj vajzës së mitur pasqyron një realitet të tmerrshëm.

“Psikolog nëpër çdo shkollë, me urgjencë....Psikolog meritor e jo koti sikur i kemi nëpër shkollat tona. Psikolog edhe për mësimdhënës që nuk i raportojnë sjelljet delikuente të nxënësve. Dhuna që djemtë ushtruan ndaj vajzës së mitur pasqyron një realitet të tmerrshëm. Gjendje e cila nuk ka filluar sot!”.

Psikologia Shahini-Lami thekson se ata nxënës medoemos duhet të kenë pasur histori për çrregullime në sjellje me të tjerët..., apo me shokët dhe shoqet e klasës.

“Pse nuk kanë reaguar me kohë udhëheqësit e shkollës, ata që paguhen për sigurinë dhe mirëqenien brenda asaj që quhet kulti i dijes, e që fatkeqësisht është shndërruar në mos ma keq!”, thotë ajo duke shtuar se fajin më të madh në situatën e sotme e kanë prindërit.

“Fëmijët janë të traumatizuar dhe shihet se fare nuk kanë pasur kujdes prindëror. Ato sjellje ose i kanë parë në familje, ose në faqe pornografike të cilat të njëjtat po në familje i shikojnë. Nuk kanë kontroll prindërore e as hiç asgjë”, thotë ajo.

Po ashtu ajo ka theksuar se edukata seksuale në shkolla është urgjencë e radhës. “Qeveritarëve tonë nuk u bëhet vonë... Nuk reagojnë. Po, nuk u bëhet vonë, nuk duan t’ia dinë”.

Shahini-Lami thotë se ngacmime seksuale kanë ndodhur dhe ndodhin në shkollat tona dhe askush nuk merret me to.

Postimi i plotë:

Psikolog nëpër çdo shkollë, me urgjencë....

Psikolog meritor e jo koketa koti sikur i kemi nëpër shkollat tona .... Psikolog edhe për mësimdhënës që nuk i raportojnë sjelljet delikuente të nxënësve ...Dhuna që djemtë ushtruan ndaj vajzës së mitur pasqyron një realitet të tmerrshëm....Gjendje e cila nuk ka filluar sot!

Ata nxënës medeomos duhet t’kenë pasur histori për çrregullime në sjellje me të tjerët...Me shokët dhe shoqet e klasës....Pse nuk kanë reaguar me kohë udhëheqësit e shkollës, ata që paguhen për sigurinë dhe mirëqenien brenda asaj që quhet kulti i dijes, e që fatkeqësisht është shndërruar në mos ma keq!

Fajin më të madhë në situatën e sotme e kanë prindërit....Arushat e gjalla që prindërimin e konsiderojnë vetëm gjatë atyre pak minutave ose sekondave sa “punojnë” që ti ngjizin fëmijët... e për të tjerat nuk kanë kohë... ua lënë fatit dhe rrugës!

Jam shumë po shumë e tmerruar.... Nuk po mund të qetësohem! Bashkëndjejë për vajzën, për familjen e vajzës, për këtë traumë që ia shkaktuan ata djemë që thënë të drejtën më dhimbësen edhe ata, sepse sjelljet që kanë parë ndoahta edhe që i kanë jetuar, i kanë ushtruar sot... Sepse janë rritur si kafshë.... Pa kontrollë të duhur prindërore....Sepse shprehin çrregullime psikologjike.... sepse nesër nëse nuk trajtohen do jenë delikuentë dhe e keqe e madhe e kësaj shoqërie për dreq!

Fëmijët janë të traumatizuar dhe shihet se fare nuk kanë pasur kujdes prindëror.

Ato sjellje ose i kanë parë në familje, ose në faqe pornografike të cilat të njejtat po në familje i shikojnë.... Nuk kanë kontrollë prindërore e as hiç asgjë....

Këto janë rezultate të një shoqerie të frustruar në çdo aspekt, të një shoqërie që institucioni familje me të cilin jemi mburrur i ka vdekur. Të një shoqërie që edukatën seksuale e konsideron tabu, kurse të gjitha t’zezat i bënë duke u nisur nga familja e rrethi ku jetojnë.....

Eduakata seksuale ne shkolla....urgjencë e rradhës.

Qeveritarëve tonë nuk u bëhet vonë.... Nuk reagojnë.... Po, nuk u bëhet vonë... nuk duan t’ia dinë....Sa e sa ngacmimet kanë ndodhur dhe ndodhin në shkollat tona dhe hiç ama bash hiç askush nuk merret me to.. sepse tek ne dhuna dhe diskriminimi fillon qysh në lindje..

Djemte për të cilët gëzohemi përçudshëm si shoqëri fort e i priviligjojmë në çdo aspekt, po na i vrasin çikat.... Po na i vrasin fizikisht dhe psikologjikisht çdo ditë. E në vend që me e mësu çiken si me mbyllë gojën e me e shkatërru vehten se nuk bon me fol, e me duru dhunë, u dashtë me e eduku dhe me mësu si djalin ashtu edhe vajzën me dashtë.

Me dhuru dashuri!

Me i modelu dashuri....E jo si shumë raste që dëgjoj, " është djalë kurxho nuk është me gabu...I ka hije se është djalë" , tmerr a ... Në vend se me i thonë çikës mos bo sjellje të këqija se na merr fytyrën, u dashtë dhe duhet me e eduku djalin që fytyra është e njejtë. Si e vajzës ashtu dhe e djalit. Dhe se nuk ka të drejtë me e trajtu vajzën si leckë... Si objekt seksual....Si hiç...

Dhunë fizike dhe psikologjike dëgjojmë çdo ditë. Burra, ose më mirë me thanë "bubërreca"të fëlliqur që dhunojnë çdo ditë.

Burra të frustruar mentalisht, seksualisht e si është më keq ndryshe.... Pandemia vetëm se e ka rënduar gjendjen edhe ashtu fort të rëndë të mirëqenies familjare. Burra dhe gra që hyjnë në martesa koti, marrin në qafë fëmijët, familjet e tyre të reja dhe gjithë shoqërinë. Burra që nuk dijnë me dashtë. Që fyejnë moralin, nderin dhe inteligjencen çdo ditë. E djemtë e vegjël modelojnë sjelljet e baballarëve të tyre.

Pra, shoqëria jonë ka burra që sjelljet e tilla ua modelojnë djemëve të tyre, nga shtëpia... dhe ata turren jashtë shtëpisë dhe ushtrojnë zullum tek të tjerët...

Shumë gra dhe vajza janë tashmë pre e abuzimeve gjithandej duke filluar nga shtëpitë e tyre, të cilat do të duheshin të ishin burim i paqes e qetësisë.

Mirëpo, sa burrat, aq kanë faj edhe gratë!

Ato që për nderë të nënës, babës, fisit e farës heshtin. Ato gra që gjithë ditën ju fyhet morali, e grushtohen, e ju fyhet edhe nana, e në mbrëmje pajtohen me një dhuratë koti apo edhe me vlerë! Ato gra që janë mësuar të heshtin e të durojnë dhunimin, modelojnë të njejtën gjë tek vajzat e tyre.

Kjo shoqëri e jona ka shku për dreq.... Ne jemi shpifsa, dhunues, diskriminues, paragjykues e çka jo se.....

Kjo dukuri nuk dëmton vetëm gratë dhe vajzat, por dëmton gjithë komunitetin dhe gjjthë shoqërinë.

Prindërimi nuk do të thotë vetëm urata e postime në rrjete sociale se sa i duam fëmijët.... Prindërimi është përkushtim 24/7.... Prindërimi dhe stilet e prindërimit është diçka që ne si shoqëri haberin nuk ia kemi!

Eh, e kam thënë se edhe çudia më ka mbaru në këtë vend.

Sterotipet e ndryshme, paragjykimet e skajshme tek ne nuk e kanë fillin sot, por kanë rrënjë të forta fatkeqësisht. Etiketojmë dhe emrojmë, pohojmë realitete të pista pa pikë vertetësie...

Ndryshimet vijnë dhe duhet të ndodhin në familje, aty ku çdo ditë duhet të komunikojmë dhe të të jemi pranë fëmijeve tanë, në institucione shkollore, në kontakt të drejtpërdrejtë me njerëzit....E jo nga kolltuqet tuaja të nxehta dhe rrjetet sociale....

Fëmijët janë pjellë e jokulturës tonë ndaj normales dhe civilizimit. Ne çdo ditë nxjerrim vrerë nga goja për vendin dhe njerëzit tonë.

Ne çdo ditë e vjedhim dhe e përbuzim shtetin, institucionet tona që vet I kemi mandatuar dhe çdo ditë para fëmijëve tanë japim shembullin më të keq të qytetarisë....

Një vend që lartëson të paditurit, të pamoralshmit, palaçot, kriminelet institucional e funksional, kurvërinë, hajdutët, injorantët, e nuk i përfillë, nuk lejon vend dhe nuk respekton të ndershmit, studiuesit, punëtorët, leximtarët, ky vend ia ka hapur varrin vetës sepse padituria është humnera që po na përbinë çdo ditë e më shumë!

Injorantët që mbajnë pozita, fyejnë me mosdijen e tyre njerëzit e ditur, intelektualët e vërtetë dhe blejnë lirë ata që shesin vehten, kurse vendi çoroditet si mos më keq.

Vdekja po na vjen nga soji i njerëzve të tillë, hiçat.

Kjo është Kosova e dy dekadave të fundit!

Është koha që të fokusohemi në krijimin e një ambienti të sigurtë për të gjithë . Është koha me i eduku si vajzat ashtu edhe djemtë. Me i mësu me dashtë....Me i mësu me qenë normal, e atëherë kur nuk janë në rrugë normale, këtu jemi .... Të lumtur me ju ndihmu në mirëqenien e shëndetit mendor. Shëndeti mendor miq nuk është lojë.... Pandemia po vret individualisht dhe si familje në raste... Kurse kjo gjendja jonë mendore ka me na vra si shoqëri...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat