Konflikti i dhunshëm Izrael-Palestinë, vjen reagimi zyrtar i Kosovës

Aktuale

Konflikti i dhunshëm Izrael-Palestinë, vjen reagimi zyrtar i Kosovës

Më: 16 maj 2021 Në ora: 12:15
Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës

Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës ka reaguar në mbështetje të Izraelit në konfliktin e dhunshëm që po zhvillohet mes tyre dhe organizatës terroriste të Hamasit.

Në reagimin e MPJ-së thuhet se Izraeli ka të drejtën dhe obligimin për t’u mbrojtur kundër raketave të Hamasit.

Më tutje, thuhet se civilët palestinezë po mbahen pengje nga Hamasi në luftën kundër Izraelit.

Kosova ka kërkuar nga palët përmbajtje, ndalje të dhunës dhe kërkim të zgjidhjeve paqësore.

“Si çdo shtet tjetër, Izraeli ka të drejtën dhe obligimin të mbrojë njerëzit e vet kundër mbi 2000 raketave të drejtuara ndaj civilëve vetëm nga Hamasi, që po i mban civilët palestinezë pengje në luftën e vet. Ne pikëllohemi për të gjithë viktimat. Ne kërkojmë përmbajtje, ndalje të dhunës dhe kërkim të zgjidhjeve paqësore”, shkruan Ministria e Punëve të Jashtme. 

Image
Postimi i MPJ-së
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat