​LDK: Qeveria pa plan në politikën e jashtme dhe pa parime në dialogun me Serbinë

Aktuale

​LDK: Qeveria pa plan në politikën e jashtme dhe pa parime në dialogun me Serbinë

Më: 16 maj 2021 Në ora: 13:42
Foto nga vendi i ngjarjes

Lidhja Demokratike e Kosovës ka kritikuar Qeverinë e Kosovës për planin e prezantuar sa i përket politikës së jashtme, duke thënë se nuk strategji të veprimit lidhur me anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare. Derisa, Qeveria u kritikua se bashkëpunimin me Shqipërinë e ka paraqitur sipërfaqësisht, në dialogun me Serbinë u tha se nuk ka paraqitur fare kornizën e parimeve.

Nënkryetarja e LDK-së, Shqipe Mjekiqi në një konferencë për media, tha se mënyra se si është paraqitur programi i Qeverisë për politikë të jashtme dhe diasporë, është i natyrës dëshirore.

Mjekiqi: Qeveria nuk ka plan për njohjet e reja

“Pa fokus dhe pa masa konkrete që do të qonin në forcimin e subjektivitetit të Republikës së Kosovës. Me një fjalë, s’ka strategji, s’ka plan veprimi, s’ka afate për realizimin e tyre. Programi nuk përmban asnjë fjalë të vetme sa i përket anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, në INTERPOL dhe as në UNESCO. Qeveria e Kosovës duhet të bëjë të gjitha përgatitjet për anëtarësimin e Kosovës në këto organizata dhe në organizata tjera. Qeveria nuk ka plan për njohjet e reja, le të kujtohet që mosnjohja nga pesë vendet anëtare të BE-së dhe mungesa e një strategjie për të siguruar njohje të reja, do të pengojë konsolidimin e Kosovës në sistemin ndërkombëtar.... Do të ishte mirë që qeveria të tregoj se çfarë plani ka për tendencën siç pretendon ajo në program, ta kthej procesin nga një proces i politizuar në një proces teknik. Po të ishte vetëm proces teknik, sot kosovarët do të udhëtonin pa viza”, tha ajo.

Ajo shtoi se në shumicën e programit, Qeveria parasheh që do të bëhet vlerësimi i situatës, duke pyetur Qeverinë se kur do të bëhet vlerësimi i zbatimit të marrëveshjes për Stabilizim Asocim.

Mjekiqi: Qeveria nuk paraqet parimet për dialogun me Serbinë

“Thellimi i bashkëpunimit me Shqipërinë paraqitet sipërfaqësisht në programin e qeverisë, madje në një paragraf të vetëm duke shkarazi fushën e bashkëpunimit ndërmjet të dyja vendeve......qeveria nuk paraqet kornizën e parimeve me dialogun me Serbinë që sipas LDK-së duhet të përfundojmë njohjen reciproke, në kufijtë aktual, pa cenuar funksionin e brendshëm kushtetues të vendit. Këto parime që po i theksojmë nuk përmenden fare në programin e qeverisë“, tha ajo.

Sipas saj, LDK do të mbikëqyrë dialogun Kosovë-Serbi në mënyrë që marrëveshja finale në mes dy shteteve të njeh kufijtë aktual, të ketë njohje të ndërsjellët dhe të dalim nga dialogu si shtet i pavarur dhe sovran.

Mjekiqi: LDK do të mbikëqyr dialogun Kosovë - Serbi

“Po i referohemi programit të Qeverisë, nuk ka parime të qarta sa i përket qasjes që ka qeveria e Kosovës karshi dialogut me Serbinë një çështje që është tejet me rëndësi jo vetëm si kriter në kuadër të bashkëpunimit rajonal që përcaktohet nga BE por edhe si diçka që ne besojmë që do të qoj në paqe dhe stabilitet afat gjatë në këtë rajon. LDK do të jetë pjesë e procesit sepse ne jemi pjesë e opozitës në parlamentin e Kosovës dhe në kuadër të kësaj do të bëjmë atë që kërkohet nga opozita që të mbikëqyr punën ë qeverisë... Ne na mbetet që të luajmë rolin mbikëqyrës karshi Qeverise së Republikës së Kosovës për të siguruar që marrëveshja finale do të jetë ajo marrëveshje që njeh kufijtë aktual dhe qon në njohjen e ndërsjellët të dy vendeve, si vende të pavarura dhe sovrane”, tha ajo.

Qeveria Kurti në këtë konferencë u kritiku edhe për mospërfshirjen e premtimeve të saja në programin qeverisës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat