Presidentja Osmani: Fati i Ukshin Hotit është pengu i shoqërisë dhe shtetit tonë

Aktuale

Presidentja Osmani: Fati i Ukshin Hotit është pengu i shoqërisë dhe shtetit tonë

Më: 16 maj 2021 Në ora: 14:08
Foto ilustrim

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka kujtuar Ukshin Hotin në 22 vjetorin e zhdukjes së tij.

Osmani në Facebook ka shkruar se fati i tij është pengu i shoqërisë dhe shtetit tonë.

“Fati i Ukshin Hotit është pengu i shoqërisë dhe shtetit tonë, ndaj përpjekja këmbëngulëse për zbardhjen e fatit të tij nuk duhet të pushojë asnjë ditë. Me një vepër të bukur politike mund të shpëtohet një popull, thoshte Ukshin Hoti. Ai e nisi idenë e “veprës së bukur politike”, për lirinë, republikën dhe demokracinë, porse synimi i mendimtarit politik e filozofik mbeti në gjysmë”, ka shkruar Osmani, përcjell Telegrafi.

Më 16 maj të vitit 1999 në rrethana ende të pa ndriçuara është zhdukur Ukshin Hoti.

Veprimtari i mirënjohur i Lëvizjes Kombëtare, profesori Ukshin Hoti u lind më 17 qershor të vitit 1943 në fshatin Krushë të Madhe të Rahovecit. Ishte profesor, shkrimtar, filozof, intelektual, atdhetar dhe veprimtar i shquar i çështjes kombëtare gjatë viteve 1981-1999.

Prej asaj kohe e deri tani, veprimtari i madh i çështjes kombëtare shqiptare, magjistri, filozofi, shkrimtari, publicisti, atdhetari i përkushtuar, Ukshin Hoti edhe sot e kësaj dite konsiderohet ende i zhdukur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat