Osmani rrugës për në Samitin e Brdo – Brijunit

Aktuale

Osmani rrugës për në Samitin e Brdo – Brijunit

Më: 17 maj 2021 Në ora: 10:21
Vjosa Osmani

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka njoftuar se është rrugës duke shkuar për në Samitin e 10 të presidentëve të vendeve të rajonit të njohur si Samiti i “Brdo-Brijun”.

Osmani ka publikuar edhe pamje në “Instastory”.

“Rrugës për në takimin e liderëve me rastin e 10-vjetorit të procesit të Brdo Brijunit”.

Pjesëmarrja e shefes së shtetit u njoftua edhe nëpërmjet një komunikate nga Presidenca.

Në këtë njoftim bëhet e ditur se temat e diskutimit do të jenë adresimi i pasojave të COVID-19, rimëkëmbja ekonomike dhe plani investiv i BE, zgjerimi i BE-së si prioritet gjeostrategjik, si dhe përmbyllja e projektit të Evropës së bashkuar me përfshirjen e shteteve te Ballkanit Perëndimor.

“Në këtë Samit, presidentja Osmani do t`i paraqesë qëndrimet e Republikës së Kosovës lidhur me temat që do të trajtohen në këtë proces. Në margjina të takimit, Presidentja Osmani do ta zhvillojë takime bilaterale me presidentët e Kroacisë, Shqipërisë, Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut”.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat