Arben Gashi hedh akuza ndaj kryeministrit Kurti

Aktuale

Arben Gashi hedh akuza ndaj kryeministrit Kurti

Më: 17 maj 2021 Në ora: 12:49
Arben Gashi

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, thotë se nisja e qeverisjes së Albin Kurtit ishte “fillim pa ide”. Në fakt, sipas Gashit, akoma nuk ka nisur kurrëfarë qeverisje.

Gashi ka rikthyer në fjalimin e tij një përplasje që e ka pasur me nënkryetaren e Kuvendit, Saranda Bogujevcin, të cilën e ka akuzuar se nuk ia ka dhënë fjalën në Kuvend. Ai thotë se në Kuvend ‘arroganca e numrave’ të shumicës po ua shkel të drejtën deputetëve të pakicës që të flasin.

“Liria këto javë është cenuar nga egoja për pushtet. Në këtë Kuvend u cenua e drejta e fjalës dhe shprehjes së deputetëve”, ka thënë Gashi i LDK-së.  

“Në këtë Kuvend shkelet praktikat paralemtare dhe rregullat me të cilat funksionon demokracia, si parim i patjetërsueshëm”, ka shtuar ai.

Gashi thotë se edhe seanca e sotme e thirrur nga kryemninistri Kurti duke i kaluar procedurat parlamentare dhe thotë se Kryeministri ka ndërhyrë në punën e Kuvendit.  

“Liria jonë nuk do të cenohet aspak, e as të shkelet nga tekat personale të asnjë lideri politik. Asnjëherë. Aq më pak nga dëshira për pushtet absolut”, ka thënë shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së.

Gashi e ka quajtur “fletushkë” dhe “të ashtuquajtur program” programin e qeverisjes së Albin Kurtit, të cilën e ka prezantuar kryeministrit.

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së i ka dhënë vërejtje kryeministrit dhe kabinetit qeveritar për shumë prej pikave të programit qeverisës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat