Jepen detaje për kapjen e 2 tonëve kokainë në Kosovë

Aktuale

Jepen detaje për kapjen e 2 tonëve kokainë në Kosovë

Më: 17 maj 2021 Në ora: 13:35
Foto ilustrim

(E plotësuar 14:17) - Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në Shqipëri kanë dhënë detaje në lidhje me aksionin e përbashkët të policisë së Kosovës, Shqipërisë e Italisë, ku dyshohet se janë gjetur mbi 2 tonë lëndë narkotike në Lipjan.

Kreu i SPAK, Arben Kraja ka reaguar për ABC lidhur me kokainën e kapur në Kosovë dhe që kishte përdorur portin e Durrësit si tranzit.

Mësohet se operacioni ka qenë i përbashkët mes SPAK dhe DEA-s amerikane si dhe me policinë italiane e atë të Kosovës.

“Operacioni i përbashkët mes SPAK, DEA-s, policisë italiane dhe asaj të Kosovës. Sasia e kokainës ende po peshohet.” ka thënë Kraja.

***

Burime për Top Channel bëjnë me dije se 2 ton e 200 kg kokainë janë sekuestruar në Kosovë.

Operacioni siç bëjnë me dije burimet u krye në bashkëpunim me policinë shqiptare, kosovare dhe atë italiane.

Mësohet se para 15 ditësh sasia e madhe ka ardhur në Durrës dhe ka qenë në vëzhgim nga policia.

Kamioni i kuq me targë 01 263 OD ka qenë më banane, siç thonë burimet për gazetaren Anila Hoxha dhe ka qenë në vëzhgim nga policia shqiptare prej 15 ditësh. Sasia e sekuestruar e kokainës kap vlerën e 6 miliard eurove.

Ndërkohë lajmi ende nuk është konfirmua nga pala shqiptare.

Kjo është hera e tretë që , që nga porti i Durrësit kapet një sasi e madhe me kokainë.

Më herët në Prill u kapën 143 kg kokainë në Portin e Durrësit , ndërsa po ashtu u kapën edhe në 1 prill një tjetër sasi prej 49 kg kokainë, në pronësi të Selim Çekajt, babait të Arbër Çekajt, i dënuar dhe ky i fundit për trafikimin e 613 kg kokainë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat