Meta: Takimi i Brdo-Brijunit dëshmon mbështetjen për paqen në rajon

Aktuale

Meta: Takimi i Brdo-Brijunit dëshmon mbështetjen për paqen në rajon

Më: 17 maj 2021 Në ora: 14:20
Pamje nga takimi

Presidenti shqiptar, Ilir Meta, ka thënë se takimi i udhëheqësve të Ballkanit Perëndimor në Slloveni këtë të hënë është dëshmi për mbështetjen që i japin këto vende paqes në rajon.

“Ky takim i rëndësishëm sot i Udhëheqësve të Procesit të Brdo-Brijunit dëshmon se i japim një mbështetje më të fortë dhe më shumë solidaritet bashkëpunimit rajonal për të konsoliduar paqen dhe përshpejtuar integrimin e të gjithë Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian”, ka shkruar Meta.

Në këtë takim është edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila udhëtoi sot drejt Sllovenisë.

Në kuadër të Samitit të presidentëve të rajonit Brdo-Brijun në Sloveni, konferenca për media do të mbahet në orën 14:15.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat