Covid-19 afër ‘zhdukjes’ në Kosovë, vetëm 25 raste të reja

Aktuale

Covid-19 afër ‘zhdukjes’ në Kosovë, vetëm 25 raste të reja

Nga: N.Sh. Më: 17 maj 2021 Në ora: 15:08
Foto ilustrim

Covid 19 në Kosovë, ka shënuar numrin më të ulët në kohën e fundit të rasteve pozitive.

Gjatë 24 orëve të fundit, në Kosovë janë dal pozitiv vetëm 25 persona.

Sipas njoftimit, gjatë kësaj kohe janë shëruar edhe 196 qytetarë.

Ndërsa në këtë kohë ka ndërruar jetë vetëm një person.

Njoftimi i plotë:

196 TË SHËRUAR DHE 25 RASTE ME COVID-19!

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 2.333 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 25 raste pozitive.

Brenda 24 orëve është raportuar 1 rast i vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rasti i vdekjes është nga komuna: Istog 1 rast (65 vjeç).

Numri total i rasteve pozitive është 106.939 raste nga 571.317 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2.226 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 196 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 99.824 raste, kurse numri i rasteve aktive është 4.889.

Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 5 raste, Gjakovë 4 raste, Gjilan 4 raste, Klinë 2 raste, Leposaviq 2 raste, Obiliq 2 raste, Pejë 2 raste dhe me nga një rast komunat Ferizaj, Lipjan, Podujevë dhe Viti.

Mbuloni gojën dhe hundën me maskë!

Mbani higjienën!

Respektoni distancën!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat