​FSK po fuqizon kapacitetet operacionale taktike

Aktuale

​FSK po fuqizon kapacitetet operacionale taktike

Më: 17 maj 2021 Në ora: 16:46
FSK

Ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj i shoqëruar nga komandanti i FSK-së gjenerallejtënant Rrahman Rama dhe sekretarja e Përgjithshme Rozafa Ukimeraj, vizituan sot kontingjentin e ri të automjeteve taktike HMMVW të radhitura në pistën e kazermës së FSK-së “Adem Jashari”.

FSK po fuqizon kapacitetet e veta operacionale taktike.

Duke shtuar kapacitetet me pajisje të reja, të blera sipas buxhetit të planifikuar dhe Planit të Zhvillimit 10 vjeçar të FSK-së.

Rritja e kapaciteteve me pajisje taktike po bëhet në harmoni me Planin Gjithëpërfshirës të Transformimit dhe ngritjeve të kapaciteteve të FSK-së për të kryer misionin e vet kushtetues. Ngritja e kapaciteteve teknike të FSK-së dita-ditës tregon se ajo po ngritët sipas standardeve të NATO-s, thuhet në njoftimin e FSK-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat