“Nuk jemi të autorizuar”, drejtori i doganës nuk zbulon informacione në lidhje me kokainën e kapur

Aktuale

“Nuk jemi të autorizuar”, drejtori i doganës nuk zbulon informacione në lidhje me kokainën e kapur

Më: 17 maj 2021 Në ora: 18:53
Agron Llugaliu

Dogana e Kosovës ka suspenduar sot zyrtarët doganorë ndaj të cilëve u ngrit aktakuzë sot për kontrabandim të duhanit.

Lajmin e ka bërë të ditur drejtori i saj, Agron Llugaliu, në një konferencë për media.

“Ka nisur në 2018. Është ndarë në raste, ka përfshirë 47 persona të dyshimtë. Dy nga këta persona janë me nënshtetësi. 9 zyrtarë doganor kanë qenë të përfshirë në kontrabandimin e duhanit. Shuma e saj është mbi tre milionë euro. Do të ketë politika jotoleruese për ata që keqpërdorin detyrën”, tha ai.

Ai nuk pranoi të zbulojë ndonjë informacion në lidhje me kokainën e kapur sot në Lipjan.

“Nuk jemi të autorizuar”, ka thënë shkurt Llugaliu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat