Kancelarja Merkel jep lajmin e mirë

Aktuale

Kancelarja Merkel jep lajmin e mirë

Nga: M.H. Më: 17 maj 2021 Në ora: 21:38
Merkel i siguron Kurtit mbështetje për reformat

Kryeministri Albin Kurti para pak minutash përmes rrjetit social Facebok bëri me dije që ka pasur gjatë ditës së sotme një takim virtual me kancelaren e Gjermanisë, Angela Merkel.

Kurti në pika të shkurtër tregoi për ato se çfarë ata kishin biseduar duke bërë me dije edhe njëhere që Kosova ka përkrahjen e Gjermanisë.

Temat të cilat u diskutuan ishin dialogu me Serbinë për të cilen Kurti tregoi se nuk do të preket integriteti i saj territorial e aq më pak të jenë temë diskutimi, u diskutua gjithashtu edhe për Procesin e Berlnit dhe rëndësin për bashkëpunim dhe për liberalizimin e vizave duke ia bërë me dije kancelares që Kosova ka përmbushur kriteret.

Gjithashtu Kurti shton se për temën e liberalizimit të vizave ka marrë mbështetjen e Gjermanisë, përcjell “Bota sot”.

Image

 

Postimi i plotë

Sot pata një takim virtual me Kancelaren e Republikës Federale të Gjermanisë, Angela Merkel.

E falënderova kancelaren për takimin dhe letrën e urimit me rastin e zgjedhjes kryeministër, dhe përkrahjen e ofruar aty për Republikën e Kosovës dhe popullin e saj, teksa pranova urimet e saj për fitoren plebishitare.

Gjatë bisedës e sigurova kancelaren Merkel për përkushtimin tonë në realizimin e planeve për reforma në drejtësi, luftën kundër korrupsionit dhe angazhimin për tërheqjen e investimeve, të cilat krijojnë vende të reja të punës nëpërmjet përfshirjes së afaristëve gjermanë dhe mërgatës së madhe shqiptare që jeton në Gjermani. Në diskutimet për mërgatën e Kosovës në Gjermani, kancelarja theksoi se është duke shikuar me vëmendjen e duhur çështjen e njohjes së patentë-shoferëve të Kosovës.

Në lidhje me dialogun me Serbinë, u pajtuam se ai duhet të jetë dialog i drejtë, i ndërtuar mbi mirëbesim dhe që për rezultat duhet të ketë njohjen reciproke, kurse shtova se pavarësia e Kosovës dhe integriteti i saj territorial nuk mund të jenë temë e bisedimeve - nuk mund të kthehemi para vitit 2008.

Biseduam edhe për Procesin e Berlinit dhe rëndësinë e tij në nxitjen e bashkëpunimit rajonal. Në pritje të Samitit të Berlinit, që pritet të mbahet në fillim të korrikut, theksova se rajoni ka nevojë për bashkëpunim ekonomik dhe tregtar, por jo për projekte si zëvendësim i BE-së. Bashkëpunimi ekonomik duhet të shkojë paralelel me demokratizimin e rajonit.

Kosova i ka përmbushur kriteret për liberalizim dhe Gjermania mund të ndihmojë ta shtyjë këtë çështje përpara. Në takim, mora konfirmimin e kancelares Merkel për mbështetjen e Gjermanisë për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat