Ambasadori italian për drogën e kapur në Kosovë: Këtë sukses po e festojmë me ministrin Xhelal Sveçla

Aktuale

Ambasadori italian për drogën e kapur në Kosovë: Këtë sukses po e festojmë me ministrin Xhelal Sveçla

Më: 18 maj 2021 Në ora: 12:31
Nicola Orlando, Xhelal Sveçla

Ambasadori i Italisë në Kosovë, Nicola Orlando, ka thënë se dje në Kosovë është zhvilluar operacioni më i madh kundër drogës.

Orlando tha se bashkëpunimi mes Italisë, Kosovës dhe Shqipërisë sollën një sukses të madh ndërkontinental.

Diplomati italian shtoi se këtë sukses po e feston me ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, drejtorin e Policisë së Kosovës, Samedin Mehmetin, dhe ekipin operacional që mori pjesë në aksion.

“Italia, Kosova, Policia e Shqipërisë, ​​Guardia di Finanza dhe Polizia italiane kryen operacionin më të madh kundër drogës në Kosovë, duke kapur 400 kg kokainë. Sot, festuam këtë sukses të madh ndërkontinental me Mininistrin, Xhelal Sveçla dhe ekipet operacionale.Jam krenar për bashkëpunimin tonë efektiv kundër krimit!”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat