​Vazhdon vaksinimi i personave mbi 65 vjeç në Prishtinë, ankohen rreth aplikimit

Aktuale

​Vazhdon vaksinimi i personave mbi 65 vjeç në Prishtinë, ankohen rreth aplikimit

Më: 18 maj 2021 Në ora: 14:03
Foto

Në sallën “1 Tetori”, në Prishtinë po vazhdon vaksinimi i personave të grup moshës mbi 65 vjeç, të cilëve paraprakisht po u caktohen terminë, pasi që kanë aplikuar përmes platformës e-Kosova. Vetëm sot nga kjo kategori janë vaksinuar mbi 180 persona.

Koordinatori i Qendrës së Vaksinimit në Prishtinë, Niman Bardhi tha se deri sot janë vaksinuar mbi 48 mijë persona.

Bardhi: Deri sot janë vaksinuar 48 mijë persona

"'Edhe sot janë duke vazhduar me vaksinimi e qytetarëve të grupmoshës mbi 65 vjeç aktualisht deri sa flasim në sallën 1 tetori kemi të vaksinuar mbi 180 persona. Ndërsa flasim në nivel vendi, atëherë kemi mbi 1900 të vaksinuar tashmë. Ndërsa nëse i referohemi statistikave dhe totalit të përgjithshëm nga 29 marsi në ditën e sotme, kemi mbi 48 mijë vaksina të realizuara", tha ai

Hatixhe Dili nga Prishtina tha se procesi i aplikimit për të nuk ka qenë i vështirë, mirëpo për njerëz më të moshuar dhe të pashkolluar, do të jetë i vështirë aplikimi.

Dili: Për disa njerëz procesi i aplikimit i vështirë

"Unë jam e shkolluar për mua nuk ka qenë vështirë ky procesi i aplikimit por për njerëz që kemi ne analfabet ka qenë shumë i vështirë edhe me të vërtet t’u dhimbshin pleqtë se nuk dinë", tha ajo

Hava Ahmeti tha se për aplikim i kishte ndihmuar mbesa e saj por edhe pse kishte aplikuar më 9 prill, tani e kanë kontaktuar për vaksinim.

Ahmeti: Kanë vonuar shumë për të më kontaktuar

"Procesin e aplikimit e kam pas të lehtë se mbesa jem ka aplikuar e këta të rinjtë lehtë po e bëjnë, por shumë kanë vonuar me më thirr. Më 9 prill kam aplikuar, sot i 20-ti, mezi kom mbërri në rend 74 vjet i kam", tha ajo.

Për shqetësimet e qytetarëve, koordinatori i Qendrës së Vaksinimit “1 Tetori”, Niman Bardhi tha se po shpreson që pjesa e aplikimit do të lehtësohet.

Bardhi: Shpresojmë që aplikimi do të lehtësohet

"Informatën që ne kemi pas, po shpresojmë që ajo pjesë do të lehtësohet dhe do të jetë shumë më e lehtë për aplikim për të gjithë qytetarët që të kenë mundësinë e regjistrimit në linkun që është e-Kosova", tha ai 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat