Abdixhiku takohet me Szunyogun, ja çfarë kanë biseduar

Aktuale

Abdixhiku takohet me Szunyogun, ja çfarë kanë biseduar

Nga: N. H Më: 18 maj 2021 Në ora: 16:56
Szunyog dhe Abdixhiku

Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, është takuar me ambasadorin Tomas Szunyog, përfaqësues i posaçëm i BE-së në Kosovë.

Sipas një njoftimi të lëshuar nga LDK-ja, Abdixhiku e njoftoi ambasadorin Szunyog për qëndrimet e LDK-së karshi Programit të Qeverisë së Kosovës 2021 – 2025.

Ja shkrimi i LDK-së:

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka pritur sot në takim SH.T shefin e Zyrës së BE-së në Kosovë, Përfaqësuesin e Posaçëm të BE-së, ambasadorin Tomas Szunyog.

Gjatë takimit kryetari Abdixhiku e njoftoi ambasadorin Szunyog për qëndrimet e LDK-së karshi Programit të Qeverisë së Kosovës 2021 – 2025, për përgatitjet për zgjedhjet lokale si dhe për sfidat me pandeminë dhe sigurimin e vaksinave për qytetarët tanë.

Ambasadori Szunyog shprehu gatishmërinë që BE-ja do të vazhdojë të jetë mbështetësi kryesor i Kosovës edhe më tej në sfera të ndryshme që janë të rëndësishme për qytetarët.

Poashtu gjatë takimit u diskutua për procesin e dialogut Kosovë – Serbi. Kryetari Abdixhiku theksoi se dialogu duhet të përfundojë me njohje reciproke dhe normalizim të plotë të marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat