Deklarata e Albulena Haxhiut, reagon ashpër zyrtari i LDK-së: Tmerr, ky është jo vetëm ndikim, por edhe…

Aktuale

Deklarata e Albulena Haxhiut, reagon ashpër zyrtari i LDK-së: Tmerr, ky është jo vetëm ndikim, por edhe…

Nga: N. H Më: 18 maj 2021 Në ora: 17:21
Albulena Haxhiu

“Shumë efektiv në rastin tonë, pse s’po jeni efektiv në rastet e korrupsionit”, ka qenë reagimi i ministres së Drejtësisë Albulena Haxhiu, drejtuar prokurorit Ilaz Beqiri, në seancën e zhvilluar të martën, lidhur me hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës gjatë vitit 2016.

Në lidhje me këtë deklaratë të ministres Haxhiu, ka reaguar një zyrtar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, përcjell “Bota sot”.

Është Bajram Gecaj, i cili përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë se kjo deklaratë e ministres Haxhiu, jo vetëm se është ndikim, por edhe kërcënim i drejtpërdrejt ndaj gjyqësorit.

Ja shkrimi i plotë:

Image
Bajram Gecaj

Ministrja Albulena Haxhiu: “Shumë efektiv në rastin tonë, pse s’po jeni efektiv në rastet e korrupsionit”!

Tmerr ... ky është jo vetëm ndikim, por edhe kërcënim i drejtpërdrejt ndaj gjyqësorit. Unë madje besoi se në rastet e dhunës së LVV, gjyqësori jo vetëm që nuk ka qenë efektiv, por ka dështuar fare!

Si ministre e drejtësisë, ajo duhet ta dijë se prokuroria nuk është e dizajnuar vetëm për një kategori rastesh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat