Gaxherri: Kurti po sillet si arrogant, ende nuk e ka paraqitur platformën e tij të dialogut – Ne nuk marrim pjesë!

Aktuale

Gaxherri: Kurti po sillet si arrogant, ende nuk e ka paraqitur platformën e tij të dialogut – Ne nuk marrim pjesë!

Më: 18 maj 2021 Në ora: 17:55
Anëtarja e kryesisë së LDK-së, Besa Gaxherri

Anëtarja e kryesisë së LDK-së, Besa Gaxherri, ka folur rreth çështjes së dialogut Kosovë-Serbi.

Gaxherri thotë se Lidhja Demokratike pret që Kosova të përfaqësohet denjësisht nga kryeministri Kurti në tavolinën e dialogut. Derisa thekson, se Kosova nuk duhet të ik nga kjo e fundit.

“LDK, pret që Kosova të përfaqësohet denjësisht nga institucionet e saja në këtë rast nga Kryeministri Kurti. Dialogu me Serbinë nuk është proces i lehtë, bazuar në sjelljen jokonstruktive të Serbisë, por Kosova me asnjë kusht nuk duhet të ik nga tavolina e dialogut, duke respektuar kushtetuten e Republikës së Kosovës, sovranitetin, integritetin teritorial të Kosovës”, thotë Gaxherri.

Gaxherri e sheh teje shqetesuese faktin që, sipas saj, Kurti nuk ka ofruar asnjë informacion në lidhje me dialogun.

Tutje Gaxherri konfirmon se, LDK-ja nuk do të jetë pjesë e dialogut.

“Është shqetësuese që kryeministri aktual, flet dhe sjellet me arrogancën e numrave, fuqisë elektorale dhe partive opozitare, shoqërisë civile si dhe qytetarëve të vendit në përgjithësi, nuk ju ka ofruar asnjë informacion në lidhje me dialogun, ne së paku nuk e kemi dëgjuar ende Kurtin për platformën që ka ai për dialogun. LDK, nuk do jetë pjesë e dialogut, por do jetë monitoruese dhe gardiane e pakompromis në lidhje me këtë temë përmes kuvendit të Kosoves”, thotë ajo.

Ndryshe, Jeta Krasniqi nga Instituti Demokratik i Kosovës në një pronocim tha se nga Qeveria e re e Kosovës pritet të ketë transparencë, informacion, gjithpërfshirje dhe përgatitje sa më të mirë për këtë proces.

Ndërsa, njohësi i integrimeve evropiane, Dorajet Imeri, duke folur në lidhje me këtë proces, thekson se Kosova nuk duhet të pranoj çdo marrëveshje, nëse e njëjta nuk është në interes të Kosovës.

Kryeministri i vendit Albin Kurti do të qëndrojë ditën e sotme për një darkë zyrtare në Bruksel.

Kjo vizitë e Kurtit në Bruksel, vjen pas asaj në fund të muajit prill, ku u takua me përfaqësues të lartë të BE-së.

Lajmin e vizitës në Bruksel, e kumtoi vetë Kryeminsitri Kurti ditën e djeshme në seancën plenare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat