Lajmi i fundit/ Pezullohet Nehat Thaçi

Aktuale

Lajmi i fundit/ Pezullohet Nehat Thaçi

Nga: A.M. Më: 18 maj 2021 Në ora: 18:34
Nehat Thaçi

Nehat Thaçi është pezulluar nga detyra e Drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimit Korrektues të Kosovës.

Ky vendim është marrë nga Këshilli Shtetëror për Vlerësim dhe Disiplinë.

Vendimin e ka bërë të ditur, zëvendësministri i Ministrisë së Drejtësisë, Blerim Sallahu, përmes një postimi në Facebook.

Postimi i plotë:

Sot, kemi pranuar vendimin e Këshillit Shtetëror për Vlerësim dhe Disiplinë për pezullimin nga detyra të z. Nehat Thaçi – Drejtor i Përgjithshëm i SHKK-së.

Ditëve në vijim presim ftesat nga KShVD për prezantimin e fakteve tona që e mbështesin kërkesën tonë për shkarkimin e z.Thaçi nga pozita e Drejtorit të Përgjithshëm të SHKK-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat