Vrasja në Pejë/ Viktima nuk është Beqir Kastrati, ngatërrohet emri

Aktuale

Vrasja në Pejë/ Viktima nuk është Beqir Kastrati, ngatërrohet emri

Më: 18 maj 2021 Në ora: 18:57
Vrasja në Pejë

Pak çaste më parë në media u raportua se Beqir Kastrati ishte emri i viktimës që u qëllua me armë zjarri.

Megjithatë, mediat nga burime të mirëinformuara kanë mësuar se i ndjeri është Gëzim Kastrati.

“Po e pashë që po qarkullon në media emri i Beqir Kastratit, gjë që nuk është e vërtetë. Emri i viktimës është Gëzim Kastrati”, tha ky burim.

Rastin e kanë konfirmuar  edhe nga Policia e Kosovës.

“Sot reth orës 15 e 35 miuta në rrugën Gjin Gazulli në Pejë është njoftuar për të shtëna me azrmë zjarri. Menjhëherë ka dalë policia në vend të ngjarjes ku ka hasur në një person të shtrirë në një lokal. Për këtë është njoftu edhe ambulanca dhe mjekët kanë konstatu vdekjen e viktimës”, ka thënë Fadil Gashi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat