Latifi me kritika për kryeministrin: “Poshtë e përpjetë”, përdor frazën e famshme të Demaçit për t’i kritikuar vizitat e shpeshta të Kurtit në Bruksel

Aktuale

Latifi me kritika për kryeministrin: “Poshtë e përpjetë”, përdor frazën e famshme të Demaçit për t’i kritikuar vizitat e shpeshta të Kurtit në Bruksel

Nga: N. H Më: 18 maj 2021 Në ora: 20:18
Blerim Latifi

Analisti, Blerim Latifi, ka kritikuar vizitat e shpeshta të kryeministrit Albin Kurti në Bruksel lidhur me dialogun Kosovë-Serbi, për të cilat po aludon se e tejzgjatin arritjen e një marrëveshjeje ndërmjet dy palëve.

Ai ka përmendur frazën e famshme të veprimtarit Adem Demaçi “anej-knej, poshtë e përpjetë”, për t’i përshkruar vizitat e tij. Kurti zhvilloi dy vizita përbrenda 20 ditëve në qendrën politike të BE-së.

“Kurti prapë në Bruksel. Ishte edhe para pak ditësh. Sot një darkë pune, pastaj një drekë, pastaj një konferencë këtu dhe një tryezë atje. Pastaj edhe një takim për t’u takuar prapë pas një kohe. Pastaj prapë edhe një… Veç kur t’ çohet një ditë e ta kuptojë se kanë ikur katër vite duke vajtur e ardhur në dialogun Kosovë-Serbi të fasilituar nga Lajçaku ose ndonjë pasardhës i tij. Ose siç thoshte Adem Demaçi: anej-knej, poshtë e përpjetë!”, ka shkuar mes tjerash Latifi.

Ja shkrimi i tij:

Kurti prapë në Bruksel. Ishte edhe para pak ditësh. Sot një darkë pune, pastaj një drekë, pastaj një konferencë këtu dhe një tryezë atje. Pastaj edhe një takim për t'u takuar prapë pas një kohe. Pastaj prapë edhe një... Veç kur t' çohet një ditë e ta kuptojë se kanë ikur katër vite duke vajtur e ardhur në dialogun Kosovë-Serbi të fasilituar nga Lajçaku ose ndonjë pasardhës i tij. Ose siç thoshte Adem Demaçi: anej-knej, poshtë e përpjetë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat