Kaq vlen droga e sekuestruar në Lipjan

Aktuale

Kaq vlen droga e sekuestruar në Lipjan

Më: 18 maj 2021 Në ora: 21:11
Pamje nga vendi i ngjarjes

Gazetari Parim Olluri ka thënë në emisionin Pressing se lajmi që vlera e drogës së sekuestruar në qytetin e Lipjanit dje nuk është 6 miliardë euro, por është shumë më pak.

Sipas tij vlera është 20 milionë euro, por raportimet nga disa media në Republikën e Shqipërisë në fillim të aksionit ishin të gabuara andaj edhe kishte gabime për shifrën.

“Vlera është 20 milionë euro. Në fillim dolën lajme se ishin 6 miliardë. Por kjo ishte gabim. Kështu doli në fillim lajmi në medie të Shqipërisë. Kështu pastaj u raportua edhe në Kosovë. Ndoshta më mirë që ndodhi ky gabim pasi që u rritë kureshtja e qytetarëve për këtë çështje”, tha ai.

Ndryshe, një sasi e madhe kokaine u kap në Kosovë në brendësinë e një kamioni. Mësohet se sasia prej 400 kilogramë kokainë kishte kaluar nga Porti i Durrësit por ka qenë nën vëzhgim nga policia.

Një kamion i kuq me targa 01 263 OD i ngarkuar me banane nga Amerika Latine, ishte nën vëzhgim nga policia prej 15 ditësh.

Aksioni ishte një koordinim ndërkombëtar i autoriteteve nga Shqipëria, Kosova, Italia dhe SHBA-ja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat