Befason me deklaratën Kusari-Lila: Nuk jam pjesë e Vetëvendosjes, statuti s’e lejon të jem Shefe e Grupit Parlamentar

Aktuale

Befason me deklaratën Kusari-Lila: Nuk jam pjesë e Vetëvendosjes, statuti s’e lejon të jem Shefe e Grupit Parlamentar

Më: 18 maj 2021 Në ora: 21:39
Mimoza Kusari-Lila

Mimoza Kusari-Lila ka thënë se nuk mund të jetë Shefe fuqiplotë e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, por vetëm ushtruese e detyrës së kësaj pozite, siç është aktualisht.

“Çështja e ushtrueses së detyrës ka të bëjë me subjektin e Vetëvendosjes sepse me statutin e Lëvizjes duhet të jesh anëtar i Kryesisë dhe Këshillit të Përgjithshëm. Kjo është për çështje statutore të LVV-së”, ka thënë ajo.

Ajo ka shtuar se pavarësisht se mban pozitën si ushtruese detyre është e barabartë për nga kompetencat me shefat e grupeve të tjera parlamentare.

Tutje ajo ka thënë se nuk është pjesë e Lëvizjes Vetëvendosje, por që aty është bashkë me subjektin politik që drejton.

“Nuk jam pjesë e Vetëvendosjes, jam pjesë e Grupit Parlamentar për dy legjislatura, jam në subjektivitetin tim si Alternativë”, tha ajo në Rubikon.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat