‘E qëlloi me 7 plumba’: Dëshmitari rrëfen për vrasjen në Pejë, viktima i shkoi te tavolina të dyshuarit dhe nuk arriti ta qëllonte

Aktuale

‘E qëlloi me 7 plumba’: Dëshmitari rrëfen për vrasjen në Pejë, viktima i shkoi te tavolina të dyshuarit dhe nuk arriti ta qëllonte

Më: 18 maj 2021 Në ora: 22:13
Foto ilustrim

Sot në Pejë ka ndodhur një vrasje e rëndë, ku në lokalin Zhara, mbeti i vdekur Gëzim Kastrati, i cili dyshohet se u qëllua nga Xhevdet Januzaj.

Por si ndodhi e gjithë ngjarja, si u takuan viktima dhe dorasi dhe si u qëllua Kastrati me 7 plumba?

Sipas dëshmitarit, viktima, Gëzim Kastrati ishte nisur për te lokali Zhara për t’u hakmarrë për një rast që dyshohet se ka ndodhur para më shumë se një viti, ku Xhevdet Januzaj dyshohet se kishte tentuar ta dhunonte vajzën e Kastratit.

Derisa Xhevdet Januzaj ishte i ulur afër hyrjes së lokalit dhe pinte kafe, Gëzim Kastrati tashmë i ndjeri, kishte hyrë në lokal dhe ishte ulur në një tavolinë në një qoshe. Në momentin që ai është ulur, ka kërkuar nga kamarieri që ta fotografonte Januzajn dhe t’ia sjellte një birë.

Por, kamarieri refuzoi që ta fotografonte Januzajn dhe ia dërgoi vetëm birrën viktimës.

Posa e kishte pirë një gllënjkë të birrës, Kastrati shkoi te një qoshe e lokalit, mbushi armën që mbante, e cila ishte e vjetër dhe u nis për te tavolina e të dyshuarit.

Në momentin që arriti, dëshmitari rrëfen se Kastrati tentoi ta qëllojë Januzajn por nuk i shkrepi revola. Por dorasi nuk priti shumë, nxori revolen e tij personale dhe e qëlloi të ndjerin me 7 plumba dhe e la të vdekur aty.

Januzaj iku me veturën e tij dhe ende nuk është kapur nga Policia.

Gjithë motivi i kësaj vrasje dyshohet të ketë qenë tentim-dhunimi i vajzës së viktimës nga i dyshuari Januzaj.

Dëshimtari që rrëfeu këtë ngjarje në detaje tha se edhe i dyshuari Januzaj e ka pritur se një ditë viktima do të hakmerrej për këtë rast.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat