Gërvalla viziton ekspozitën në Shtëpinë e Pavarësisë “Ibrahim Rugova”, kjo është thirrja e saj

Aktuale

Gërvalla viziton ekspozitën në Shtëpinë e Pavarësisë “Ibrahim Rugova”, kjo është thirrja e saj

Nga: N. H Më: 18 maj 2021 Në ora: 22:38
Donika Gërvalla

Ministria e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ka treguar se ka vizituar ekspozitën jashtëzakonisht mbresëlënëse mbi të kaluarën jo të largët dhe luftën e Kosovës për liri dhe pavarësi në Shtëpinë e Pavarësisë “Ibrahim Rugova” në Prishtinë.

Gërvalla një gjë të tillë e ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook, përcjell “Bota sot”.

Ajo gjithashtu ka porositur që të vizitohet ekspozita, e cila është e hapur nga e marta deri të shtunën nga ora 10:00 - 17:00.

Ja shkrimi i saj:

Në kuadër të ditës ndërkombëtare të muzeut, sot vizitova ekspozitën jashtëzakonisht mbresëlënëse mbi të kaluarën tonë jo të largët dhe luftën e Kosovës për liri dhe pavarësi në Shtëpinë e Pavarësisë “Ibrahim Rugova” në Prishtinë.

Ekspozita është e hapur nga e marta deri të shtunën nga ora 10:00 - 17:00.

Mos e lini pa e parë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat