Pas përfundimit të darkës në Bruksel, Kurti thërret konferencë për media

Aktuale

Pas përfundimit të darkës në Bruksel, Kurti thërret konferencë për media

Më: 18 maj 2021 Në ora: 23:02
Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thirrur konferencë për media pas përfundimit të darkës me liderët e rajonit.

Kjo është bërë e ditur me anë të një postimi në Facebook nga zëdhënësi i qeverisë, Përparim Kryeziu.

Ai ka thënë se konferenca do të mbahet ne ora 23:00.

“Pas përfundimit të darkës tradicionale me liderët e Ballkanit Perëndimor, kryeministri Albin Kurti do të deklarohet për media nga Brukseli, duke filluar nga ora 23:00. Prononcimin e tij mund ta ndiqni drejtpërdrejt edhe në faqen e tij në Facebook”, ka shkruar ai. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat