Kurti: Takimi me Vuçiq do të jetë rrotull mesit të qershorit për të biseduar si të vazhdohet dialogu

Aktuale

Kurti: Takimi me Vuçiq do të jetë rrotull mesit të qershorit për të biseduar si të vazhdohet dialogu

Më: 18 maj 2021 Në ora: 23:28
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se me Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, do të takohet për të diskutuar se si do të vazhdohet dialogu.

“Takimi do të jetë diku rrotull mesit të qershorit, nuk mund ta them saktësisht. Do të ketë takim për të diskutuar se si të vazhdohet me dialogu më tej, se cili do të jetë kapitulli i ri i këtij dialogu. Kemi nevojë ta dakordohemi për procesin përpara”, ka thënë Kurti.

“Duam dialog të përgatitur mirë, si palë të barabarta ku thelbi është që e ka thënë edhe Joe Biden se zgjidhja e ka emrin në formën togfjalëshit: njohje reciproke. Njoha reciproke do të kontribuonte shumë për paqen dhe sigurinë afatgjate në rajon”.

Kurti ka thënë se për të nuk ka qenë dialogu prioritet as në fushatë dhe as në programin qeverisës.

Këto komente ai i ka bërë në konferencë për media pas darkës me krerët e vendeve të Ballkanit Perëndimor që u mbajt në Bruksel.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat