Këtyre njerëzve u ndalohet hyrja në Kosovë

Aktuale

Këtyre njerëzve u ndalohet hyrja në Kosovë

Më: 29 maj 2021 Në ora: 14:39
Foto ilustrim

Qeveria e Kosovës një ditë më parë ka marrë vendim për lehtësimin e masave të përgjithshme dhe të veçanta për kontrollin, parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19 të cilat hyjnë në fuqi nga data 31 maj. Ministria e Shëndetësisë ka publikuar sot të plotë vendimin për lehtësimit e këtyre masave.

Lexoni më poshtë vendimin:

[Hyrjet dhe daljet e qytetarëve të huaj nga Republika e Kosovës]

Qytetari i huaj që hyn në Republikën e Kosovës, përfshirë edhe ata me leje qëndrim të përkohshëm ose përhershëm në Kosovë, që vijnë nga vendet me risk të lartë sipas listës zyrtare të ECDC-së, duhet­ të kenë test RT-PCR negativ për COVID-19 të bërë në 72 orët e fundit, në bazë të parimit të reciprocitetit.

Përjashtime nga pika 2 bëjnë:

3.1. Nëse qytetari i huaj hyn në Kosovë përmes aeroportit apo përmes pikave kufitare tokësore dhe largohet nga Kosova brenda 3 orëve përmes aeroportit ose pikave kufitare tokësore, me kusht që në hyrje të nënshkruajë deklaratën se do ta lëshojë Kosovën brenda tre (3) orëve;

3.2. Qytetari i huaj që punon si transportues profesionist (vozitës), me kusht që të respektojë protokollin për transport ndërkombëtar për mbrojtje nga Covid-19;

3.3. Qytetari i  huaj që kalon nëpër Kosovë përmes transportit të organizuar me autobus ose me linjë të rregullt ndërkombëtare, transit, me kusht që të nënshkruhet deklarata se do ta lëshojë territorin e Kosovës brenda pesë (5) orëve;

3.4. Diplomatët e huaj të akredituar në Kosovë si dhe familjarët e tyre.

3.5. Personi që ka dëshmi për marrjen e vaksinës kundër COVID-19.

3.6. Personi me një rezultat pozitiv të testit të antitrupave serologjik -IgG lëshuar më së shumti tridhjetë (30) ditë para mbërritjes.

Ndalohet hyrja në Republikën e Kosovës për personat që vijnë nga India, Brazili dhe Afrika e Jugut.

4.1  Shtetasit e Republikës së Kosovës të cilët vijnë nga India, Brazili dhe Afrika e Jugut

duhet të karantinohen në shtëpitë (vendin e banimit) e tyre për katërmbëdhjetë (14) ditë duke u testuar dy herë në javë.

4.2.  Pika 4.1 nuk vlen për shtetasit e Republikës së Kosovës të cilët qëndrojnë transit (më pak se 48 orë) në shtetet e përcaktuara në pikën 4.1 të këtij vendimi.

4.3.  Diplomatët e huaj përjashtohen nga fushëveprimi i pikës 4 të këtij vendimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat