PDK e Vushtrrisë në “luftë” të brendshme për kandidaturën e kryetarit të komunës, favorit Ferit Idrizi

Aktuale

PDK e Vushtrrisë në “luftë” të brendshme për kandidaturën e kryetarit të komunës, favorit Ferit Idrizi

Më: 29 maj 2021 Në ora: 16:35
PDK

PDK ka nisur procesin e nominimeve për kandidatët për kryetarë të komunave për zgjedhjet lokale që do të mbahen sivjet.

Dega e kësaj partie në Vushtrri ende nuk është përcaktuar për kandidatin për kryetar komune, pasi që po zhvillohet një "luftë" e ashpër brenda kësaj parti.

Mësohet se garës për t'u nominuar kandidat për kryetar komune i ha hyrë pesë persona, të cilët kanë dorëzuar kërkesën për kandidaturë në degën e PDK-së në Vushtrri.

Burimet bëjnë të ditur se garës së brendshme i ka hyrë Ferit Idrizi, i cili në zgjedhjet e vitit 2017 kishte humbur nga Xhafer Tahiri i LDK-së, pas balotazhit.

Përveç Ferit Idrizit kërkesën për t'u nominuar kandidatë për kryetar komune e ka dorëzuar edhe Bedri Istrefi, ish Kryeshef Ekzekutiv i Telekomit, i cili në publik kishte bërë bujë me deklaratën se merr mbi 5 mijë euro pagë si drejtues i Telekomit.

Kërkesën për t'u nominuar kandidatë e kanë dorëzuar edhe asambleisti Ilmi Azemi, ish kryetari i forumit rinor të PDK-së dhe zyrtari i lartë ligjor i komunës së Vushtrrisë, Albanez Tahiraj dhe ish drejtori komunal i Inspeksionit, Bajram Beqiri.

Nga matja e fundit e opinionit publik nga një kompani prestigjioze, mësohet se Ferit Idrizi ka dalë me përkrahjen më të madhe. Ai edhe pse ka humbur nga Xhafer Tahiri i LDK-së pas balotazhit më 2017, kishte marrë vota më së shumti krahasuar me të gjitha garat për kryetar komune nga PDK prej pasluftës në Vushtrri.

Se kush do ta fitoj këtë "luftë" të brendshme, pritet të dihet pas pak ditësh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat