Nga e hëna nuk keni nevojë për maskë edhe kur jeni 4 persona jofamiljarë në veturë

Aktuale

Nga e hëna nuk keni nevojë për maskë edhe kur jeni 4 persona jofamiljarë në veturë

Më: 30 maj 2021 Në ora: 13:40
Foto ilustrim

Masat e reja anti-Covid të aprovuara nga Qeveria e Kosovës e që do hyjnë në funksion nga nesër do jenë lehtësuese edhe për ngasësisit dhe pasagjerët e automjeteve.

Sipas masave të reja, nuk kërkohet bartja e maskës brenda veturës në momentin kur ngasësi ndodhet vetëm apo edhe me një grup deri në 4 persona, pa marrë parasysh nëse janë familjarë apo jo.

Në manualin e publikuar nga Ministria e Shëndetësisë në pikën 9, bartja e maskës duke mbuluar hundën dhe gojën është obligative, në të gjitha rastet përveç:

9.1 Gjatë ecjes vetëm në ambient të jashtëm;

9.2 Gjatë ngasjes së automjetit vetëm apo në grup me jo më shumë se katër (4) persona;

9.3 Gjatë vrapit, çiklimit dhe ushtrimeve fizike;

9.4 Gjatë ngrënies apo pijes.

Këto masa do fillojnë të aplikohen në tërë territorin e Republikës së Kosovës prej nesër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat