“Shpërthen” Kimete Berisha/ Kërkon të shkarkohet kjo zyrtare e Qeverisë: Pse krimineli nuk është në burg

Aktuale

“Shpërthen” Kimete Berisha/ Kërkon të shkarkohet kjo zyrtare e Qeverisë: Pse krimineli nuk është në burg

Nga: A.ZH Më: 31 maj 2021 Në ora: 13:37
Kimete Berisha

Opinionistja Kimete Berisha, ka reaguar për takimin mes përfaqësuesve të dy partive boshnjake në Kosovë, Emilija Rexhepi dhe Numan Baliq.

Berisha ka kërkuar që të shkarkohet zëvendëskryeministrja Rexhepi, për takimin me ish-ministrin e Shëndetësisë, të dënuarin për sulm seksual, përcjell Bota sot.

Berisha ka pyetur ministres Albulena Haxhiu, se pse Baliq nuk është në burg, por duke pirë “kafe nën rreze dielli”.

Image
Emilija Rexhepi dhe Numan Baliq

Postimi i Berishës në Facebook:

Idiotja e kuqe duhet të shkarkohet.

Nëse zvkryeministrja e Kosovës del nën rreze dielli nuk turpërohet dhe pi kafe me Numan Baliq-in, kjo tregon se qeveria Kurti i rehabiliton përdhunuesit seksual!

A po na tregon Ti Albulena, pse krimineli nuk është në burg.

Pse, si ne populli, si sulmuesi seksual, njësoj jemi të lirë. Bile neve nuk po na qoras me kafe qeveria!

Ose ti ose Ai duhet të ishit në burg!

P.S. Ptu. Ndryshime perverse

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat