Albulena Haxhiu: Adresimi i krimeve të luftës është prioritet i Qeverisë Kurti

Aktuale

Albulena Haxhiu: Adresimi i krimeve të luftës është prioritet i Qeverisë Kurti

Nga: N. H Më: 1 qershor 2021 Në ora: 17:09
Albulena Haxhiu

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë se ashtu edhe siç janë zotuar para se të vijnë në pushtet, adresimi i krimeve të luftës është prioriteti kryesor i Qeverisë Kurti II.

Madje, ajo tregon se departamentit për krime lufte në kuadër të Prokurorisë Speciale, pas rishikimit të buxhetit për këtë vit do t’i shtohen edhe 4 prokurorë special, 6 bashkëpunëtorë profesional dhe dy përkthyes.

Ja shkrimi i saj:

Ashtu siç jemi zotuar, adresimi i krimeve të luftës është prioritet i Qeverisë tonë.

Departamentit për krime lufte në kuadër të Prokurorisë Speciale, pas rishikimit të buxhetit për këtë vit do t'i shtohen edhe 4 prokurorë special, 6 bashkëpunëtorë profesional dhe dy përkthyes.

Këto mjete do të barten nga buxheti i Ministrisë së Drejtësisë në Këshillin Prokurorial të Kosovës.

#shtetiisëdrejtës

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat